Personi i gjetur pa shenja jete në një banesë në Fier është identifikuar si Ilir Zarka, 47 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, ai është konstatuar në dritaren e një banese në lagjen “8 Shkurti”, nga një fqinj i pronarit të objektit.
Dyshohet se 47-vjeçari kishte hyrë në banesë me qëllim vjedhjeje, ndërsa paraprakisht mendohet se ka humbur jetën nga asfiksia. Autoritetet vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

