Top Channel ka siguruar pamjet e rënda të sherrit që ndodhi ditën e sotme në Lezhë.

Pamjet i përkasin zonës pranë rrethrrotullimit të Katedrales në qytetin e Lezhës, kur duken tre djem që godasin me shkopinj bejsbolli dhe me shqelma bashkëmoshatarin e tyre.

Sikurse raporton korrespondentja e Top Channel, Brixhilda Deda, përplasja vijoi më pas në rrugën e Kalasë në lagjen Varosh.

I riu ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesën e kokës, ku po merr mjekim në spitalin e Lezhës. Disa dëmtime dyshohet se ka marrë dhe një nga autorët, i cili është i shpallur në kërkim nga policia, ndërkohë që vijojnë hetimet.