Media greke EPT News ka publikuar pamje nga vendngjarja e një incidenti të dhunshëm që ka ndodhur në Athinë, ku një shqiptar është vrarë dhe një tjetër është plagosur. Në fotot e publikuara, duken dy shqiptarët, Irakli Davella dhe Edi Lolo, të shtrirë përtokë pas ngjarjes tragjike.

Një nga viktimat, Davella, humbi jetën, ndërsa Lolo mbeti i plagosur, por gjendja e tij shëndetësore ende nuk është e qartë. Autoritetet greke janë duke hetuar rrethanat e këtij incidenti, i cili dyshohet të ketë lidhje me konflikte të brendshme mes grupeve kriminale shqiptare që operojnë në Greqi.

Ky është një tjetër rast i dhunës që ka ndodhur në Athinë, ndërkohë që autoritetet kërkojnë të zbardhin plotësisht motivet dhe faktorët që çuan në këtë tragjedi.

Screenshot
Screenshot