Të tjera pamje të rënda janë publikuar nga momenti kur pesë efektivë të policisë në Lipjan, ndalojnë Agon Zejnullahun.
Në video shihet momenti kur 27-vjeçari del nga makuna me duar pas kokës, ndërsa policët e shtrijnë në tokë dhe qëndrojnë mbi të. Një prej efektivëve shihet teksa i vendos gjurin në pjesën e qafës dhe kjo situatë vijon deri sa ai humb ndjenjat.
27-vjeçari ndërroi jetë të hënën, duke ngjallur reagime të forta për mënyrën brutale të ndalimit, që i mori dhe jetën.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë-Dega në Lipjan caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët gjenden nën masën e ndalimit si të dyshuar për “Vrasje nga pakujdesia”.



