Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një shqiptar është dhunuar brutalisht nga disa efektivë policie.
Sipas raportimeve, Kristian Mici është ndaluar nga efektivë grekë, të cilët e kanë dhunuar dhe e kanë arrestuar. Sipas vëllait dhe shokut të tij, ndalimi ka ndodhur pa asnjë akuzë dhe provë.
Vëllai: Ngjarja fillimisht ka ndodhur 2 muaj më parë pranë shtëpisë. Kristiani erdhi në shtëpi por në moment erdhi një patrullë policie dhe e ndaloi. I kërkuan dokumentet dhe ai u tha që nuk i kam me vete, ju tregoj pasaportën që e kam në shtëpi. Ai më telefonoi mua sepse nuk kishte çelësin. Shkova unë dhe i dhashë pasaportën. Pas kësaj ata i thanë do vish me ne dhe nxorën prangat. Kristiani në këtë moment u tremb dhe iku me vrap. Nuk duhet ta bënte por iku. E kanë kapur shumë herë prandaj u tremb. Policia e kërkoi por sërish nuk e dëgjoi. Bënë kontroll edhe në shtëpi. Më ndaluan sërish dhe pastaj kontrolluan në shtëpi sërish të njëjtët policë. Më pas vinin rreth shtëpisë mos e gjenin.
Shoku: Unë dhe Kristi kishim dalë bashkë në darkë, rreth orës 20:30. Në një kthesë gjetëm dy policët, të cilëve u kishte ikur Kristi dy muaj më parë. Ata na thirrën. Kur shkuam na pyetën kush ishim, ku qëndronim. Na pyetën a kemi dokumente dhe unë u thashë që i kam, ndërsa Kristjani jo. Në këtë moment, i thanë Kristjanit të kalonte në anën tjetër. E kapi nga krahët pa paralajmërim dhe i ulin kokën poshtë. Afrohet dhe efektivi tjetër dhe të dy nisën ta godisnin. Kristjani përpiqej të bërtiste që ta linin. Policët nisën të bërtisnin që është kriminel në mënyrë që kalimtarët të ndërhynin dhe t’i ndihmonin. Kalimtarët nuk ndërhynë sepse u thashë që nuk është kriminel. Efektivët vazhduan dhunën dhe e prangosën të shtrirë në trotuar. E çanë në zonën e mjekrës. Erdhën të tjerë policisë dhe dërguan në komisariat. Unë shkova nga pas që të shikoja nëse ishte mirë apo jo. Nuk më lejuan ta shoh sepse thanë duhet të japë dëshminë njëherë, na kërkuan të vinim më vonë. Takova vëllain dhe shkuam më vonë, na thanë që është mirë.
Vëllai: Deri në momentin që tregon shoku, nuk na lejuan që ta shikonim. U harrua një detaj që në momentin që po e dhunonin, një nga policët u rrëzua dhe tani e trajton si çështje personale. Ne folëm me avokatin dhe ai tha që kam frikë të bëj denoncim. Na tha të kthehet në Shqipëri. Ai është me plagë akoma.
Shoku: Avokatja deri disa ditë më parë ishte gati të hapte gjyqin por sot ndryshoi komplet si person. Kur shkuam në komisariat, ne kemi parë ambulancën, aty bërtitëm sepse dinim që Kristjani nuk ishte mirë. Ata mbyllën derën e ambulancës dhe nuk na lejuan ta shikonim. I thërritëm Kristit dhe ai tha ‘Më kanë goditur, më kanë bërë gjak’. Pyetëm policët dhe ata na thanë që nuk ka ndodhur gjë. Nuk na kanë lënë më ta shikonim dhe thanë shkoni në spital. Djali është në gjendje të keqe. U bëj thirrje autoriteteve shqiptare të reagojnë, e po ashtu shqiptarët në Athinë.






