Ky është momenti kur ambulanca në Shkodër transporton të plagosurit pas ngjarjes së rëndë në Shkodër me 2 viktima

Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Shkodër ka marrë jetën e Armando Palit, i cili u qëllua për vdekje në atentatin e paradites. Sipas burimeve hetimore, dyshohet se shënjestra e vërtetë e sulmit nuk ishte Pali, por Erogen Vaso, një nga të plagosurit.

Erogen Vaso është vëllai i Denis Brajoviç (Bajri), i njohur për përfshirjen në grupe kriminale. Kujtojmë se Denis Bajri u ekstradua nga Dubai në korrik të këtij viti, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe konsiderohej me rrezikshmëri të lartë shoqërore.