Një rradhë kilometrike është bërë në aksin rrugor Elbasan–Tiranë, gjë e cila ka krijuar vonesa dhe kaos në qarkullimin rrugor. Situata më kritike paraqitet pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, ku qarkullimi është thuajse i paralizuar dhe automjetet lëvizin me shpejtësi shumë të ulët.

Policia Rrugore ndodhet në terren dhe po punon për menaxhimin e situatës, ndërsa fluksi i lartë i automjeteve ka tejkaluar kapacitetin normal të këtij aksi rrugor.

Rëndimi i trafikut lidhet me kthimin e madh të qytetarëve drejt Tiranës pas përfundimit të fundjavës. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes dhe durim gjatë lëvizjes, duke respektuar rregullat e qarkullimit.