Protesta e opozitës ka nisur në bulevardin Dëshmorët e Kombit. E thirrur në orën 18:00, qytetarët ende nuk janë mbledhur në protestën e quajtur ‘Kilometri i fundit’ nga lideri Berisha.
Sakaq, policia vendosi kordonin ne zonen ku do të marshojnë qytetarët, por nuk dha leje për tubim dhe nuk e ka marrë përsipër këtë protestë pasi është paralajmëruar se do të ketë episode dhune.
Kujtojmë këtu protestën e fundit të PD ku më shumë se 16 efektivë policie pësuan lëndime dhe mbi 20 qytetarë ranë në prangat e policisë.
