Policia e Vlorës ka publikuar pamjet nga momenti kur 14-vjeçarit i është gjetur arma e zjarrit dhe fishekët.

Siç shihet edhe nga pamjet, pistoleta dhe municioni luftarak mbahej në një çantë dore, ndërsa i mituri është vënë në pranga për armëmbajtje pa leje. Ai u denoncua nga i ati, pasi ky i fundit gjeti një video që ai kishte bërë në rrjetin social “Tik Tok”, ku shfaqej me pistoletën.

Njoftimi i policisë:

Falë informacionit të siguruar dhe punës profesionale nga Policia e Vlorës, ditën e djeshme është bërë e mundur që, nëpërmjet një fotografie të gjetur në celularin e tij dhe pas një pune profesionale me psikolog, prind dhe punonjës social, të gjendej e fshehur në një motomjet pranë një banese një armë zjarri pistoletë me rreth 130 copë fishekë luftarakë, të cilat I kishte fshehur ky 14-vjeçar. Nga ana jonë vijon puna intensive për të identifikuar personin që ia ka dhënë armën këtij 14-vjeçari, i cili u arrestua për armëmbajtje pa leje.