Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e ndodhur në segmentin rrugor Vrion-Krane, konkretisht në kthesën e Finiqit. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kolektorin buzë aksit rrugor.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Sarandës, në mjet ndodhej vetëm drejtuesi i tij, shtetasi Aleksandër Xhuvani, 49 vjeç. Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të bashkisë Finiq si dhe shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga automjeti i përmbysur.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, por pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, 49-vjeçari nga rënia ka marrë disa dëmtime deri edhe thyerje brinje dhe do transportohet me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.