Festimet në rrugët e Tiranës kanë nisur para ndeshjes kundër Anglisë. Mësohet se qindra tifozë janë mbledhur pranë stadiumit ku pritet që të luhet ndeshja.

Me këngë e vallë, shqiptarët kanë nisur festën herët, duke qenë se ‘Play Off’ është siguruar nga kombëtarja shqiptare me fitoren kundër Andorrës ditën e enjte.

