Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e kësaj të mërkure në rrjetet sociale pamje nga “Future Hospitality Summit” në Dubai, ku merr pjesë edhe Shqipëria me një pavion të veçantë.

Në postimin e tij, kreu i qeverisë shkruan:

“Mirëmëngjes 😊 dhe me Pavionin e veçantë të Shqipërisë në Future Hospitality Summit, Dubai, ku u ekspozuan duke ngjallur shumë kërshëri e interes projektet spektakolare të Tiranës e të zonave të tjera turistike të vendit, ju uroj një ditë të mbarë”.

Në panair janë prezantuar projektet më të reja të zhvillimit turistik në vend, që synojnë të tërheqin investitorë dhe vizitorë ndërkombëtarë drejt Shqipërisë.