Banorët e Kukësit janë zgjuar të shqetësuar mëngjesin e sotëm, pasi një objekt i dyshimtë është vënë re mbi një nga stolat në Bulevardin kryesor të qytetit. Dyshimet e para tregojnë se mund të bëhet fjalë për një mjet shpërthyes të llojit bombë ofensive.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe ndaluar lëvizjen e qytetarëve për të garantuar sigurinë.

Për të vlerësuar situatën dhe çaktivizuar objektin e dyshimtë, janë thirrur forcat xheniere nga Tirana, të cilat pritet të mbërrijnë në orët në vijim.

Rreth orës 06:35, te Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive.

Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet.

Ndërkohë gupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.