Momente paniku janë shënuar sot rreth orës 19:00 në qendër të qytetit Acate, ku një shqiptar tentoi të shpërthente një ndërtesë duke përdorur bombola gazi.
Për të neutralizuar situatën e rrezikshme, u desh ndërhyrja e gjashtë karabinierëve, të cilët arritën ta ndalonin autorin.
Sipas mediave italiane, shqiptari vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndaj pas arrestimit u dërgua në një klinikë të specializuar pranë zonës.
Ngjarja alarmante u ndoq nga dhjetëra kalimtarë, të cilët u tronditën nga skena dramatike në mes të qytetit.