Policia e Tiranës njofton se ka gjetur një granatë dore të ç’aktivizuar në zonën e Laprakës.


Sipas policisë, granata duke qenë e ç’aktivizuar, nuk përbënte problem.


Granata u mor nga ana e forcave xheniere, pa shkaktuar probleme.


Njoftimi i policisë:


Tiranë/Informacion paraprak


Më datë 21.09.2020, rreth orës 18:05, në Laprakë, në një shkurre është gjetur një granatë dore e vjetër,  e ç’aktivizuar.


Granata është marrë nga forcat xheniere pa asnjë problem.