Papa Françesk raportohet se i bëri komentet në një audiencë private me klerikë të tjerë


Vatican PopePapa Françesk raportohet se ka pranuar ekzistencën e një “lobingu priftërinjsh gej” brenda Vatikanit dhe një “rrymë korrupsioni” sipas raporteve të publikuara në median katolike. Thuhet se ai i bëri këto komente gjatë një takimi privat me një grup klerikësh katolikë nga Amerika Latine. Klerikët shkruan një raport mbi bisedën, i cili u shfaq në faqen kiliane të internetit “Reflektim dhe çlirim”.


Thashetheme të mëparshme


Sipas raportit, Papa qe jashtëzakonisht i hapur ndërsa diskutoi problemet në Vatikan. Ai thuhet se i ka thënë delegacionit latino-amerikan se kishte njerëz të mirë dhe të shenjtë në administratë por që kishte gjithashtu edhe korrupsion.


Vatikani do të duhet të “shohë çfarë të bëjë” mbi “lobingun e dejve” që operon në burokraci, tha ai. “Është e vërtetë që janë”, raportohet të ketë thënë Papa.


Në ditët në prag të dorëheqjes së Papës Benedikt XVI në shkurt, media italiane publikoi shumë lajme pa burime se klerikët gej në Vatikan patën punuar së bashku në interes vetjak, duke lënë Selinë e Shenjtë vulnerabël ndaj shantazhit.


Pati edhe sugjerime që kjo situatë pati ndikuar vendimin e Benediktit për të dhënë dorëheqjen. Në atë kohë, Vatikani me ashpërsi i mohoi të gjitha zërat. Por fillimisht dje Vatikani refuzoi të japë komente mbi fjalët e raportuara të Papës, me përjashtim të deklaratës se takimi me klerikët e Amerikës Latine ishte privat.


Një organizatë që përfaqëson klerikët, e njohur nga akronimi në spanjisht CLAR, tha se ajo i ka kërkuar ndjesë Papës për publikimin e raportit. CLAR tha në një deklaratë se “i vinte shumë keq për publikimin e tekstit që i referohet bisedës me Atin e Shenjtë”.