Papa Françesku i ka kërkuar Kongresit të SHBA-së që të heqë dënimin me vdekje dhe të ndalë tregtinë e armëve. Këto janë disa nga fragmentet më të rëndësishme të fjalës së tij.
Ai është papa i parë në histori që flet në Kapitol Hill. Ati i Shenjtë u prit mes duartrokitjesh nga krerët më të lartë të SHBA-së. Papa ka shtrënguar duart me Sekretarin e Shtetit, John Kerry.
Në radhën e parë me të ishin edhe zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i gjithë kabineti i presidentit Barack Obama, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Sekretari i Thesarit Jack Lew, e të tjerë.
24 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)