Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar me emra dy nga katër gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të cilët votuan kundër pezullimit të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, ai përmendi Fiona Papajorgjin dhe Sandër Becin, si të paguar për të dhënë votën e tyre në favor të Ballukut.

Imagjinoni ju Fionën, Papajorgjin, një ekstremiste ekstreme. Ta pyes unë atë, zonjë, kur Kushtetuta të pezullon ty që je në hierarkinë më të lartë të këtij shteti, na thuaj pak, thuaju pak shqiptarëve pse nuk pezullohet Lubi Balluku apo ka paguar? Dhe sa të paguar ty dhe të tjerët apo atë Sandër Becin me kompani. Shikoni se çfarë turpesh ka”, tha Berisha.

Sipas tij, kryeministri Rama për të mos rrezikuar rrëzimin në Kushtetuese të nismës ligjore për moslejimin e pezullimit të krerëve të shtetit, ka përfshirë aty edhe gjyqtarët e kësaj gjykate.

Dhe tani ky, për të shpëtuar ligjin, se e di se ky ligj nuk qëndron, vetëm një njeri si ai mund të ndërmarrë një nismë të tillë, tani thotë po u përfshi edhe ju. Dhe me mercanarë të llojit Papajorgji apo Beci, beson se do mund ta bëjë të përtypshëm ligjin. Këta nuk kanë ligj as moral. Kodi i tyre etik është vetëm hajnia, vjedhja dhe vetëm vjedhja. Që në momentin që Kushtetuta thotë se gjykatësi kushtetues pezullohet nga detyra, Kushtetuta, libri themelor i shtetit, i ka dhënë legjitimitet masës së pezullimit pavarësisht nga dega e pushtetit, përveçse kur ai buron direkt nga populli. Kur buron direkt nga sovrani”, deklaroi Berisha.

Top Channel