Diplomacia


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon deklaroi të enjten se “dera për paqe mes Izraelit dhe Palestinës po mbyllet” duke argumentuar se rritja e mëtejshme e pranisë së vendbanimeve hebraike po redukton çdo ditë shanset për paqe.


“Zgjidha me dy shtete është opsioni i vetëm i mundshëm. Megjithatë, dera për këtë opsion po mbyllet për ca kohë,” i tha Ban asamblesë së Përgjithshme. “Rritja e vazhdueshme e vendbanimeve hebraike në tokat e pushtuara palestineze kërcënon seriozisht përpjekjet për paqe. Ne duhet ta thyejmë këtë problem të rrezikshëm,” – tha ai.


Ban tha para asamblesë së 193 vendeve se ai hapur kundërshton kërcënimet për veprime ushtarake të një vendi kundër një tjetri, pa iu referuar asnjë vendi konkret, por që për të pranishmit qe e qartë se bëhej fjalë për kërcënimet e Izraelit kundër Iranit. Duke folur për Sirinë, Ban tha se bota “duhet të ndalë luftën dhe furnizimin me armë të të dyja palëve dhe t’i hapë rrugë një tranzicioni të udhëhequr nga vetë sirianët sa më parë të jetë e mundur”.


“Bashkësia Ndërkombëtare nuk duhet të kthejë kokën në anën tjetër ndërsa dhuna del jashtë kontrollit,” tha ai. “Dhunimet brutale të të drejtave të njeriut po vijojnë, kryesisht të kryera nga qeveria, por edhe nga opozita.”