Avokati i ish-ministrit Arben Ahmeta, Ardian Visha, ka folur për mediat në lidhje me çështjen e klientit të tij pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve.

Në një deklaratë të shkurtër para gazetarëve ai ka treguar se vetëm para 5 minutash ka folur me klientin e tij Arben Ahmetaj, ndërkohë që thekson se në të vërtetë nuk ekziston asnjë fshehje e pasurisë dhe asnjë akt korruptiv.

“Juve keni dëgjuar e përsërisni sikur janë fakte. Nuk ka fshehje të pasurisë apo akt korruptiv me inceneratorët. Jashtë vendit është larguar për cështje personale.

Hera e fundit e komunikimit me Ahmetaj ishte para 5 minutash. Si do bëhet mbrojtja nuk jua themi ju. Shumë dëshmi thatë. Nuk gjej asnjë dëshmi kundra. Nuk janë të vërteta. Mos flisni pa u njohur. Mbrojtja fillon nga evidentimi i të vërtetës. Nëse e shtrembëroni që në fillim… nga e dini shumë dëshmi. Nuk ka asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve”, thanë avokatët.