Skandalet erotike në sistemin e drejtësisë shqiptare kanë tronditur herë pas here opinionin publik, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi integritetin e gjyqtarëve dhe zyrtarëve që duhet të garantojnë drejtësi.
Raste ku vendimet gjyqësore janë tentuar të ndikohen me para apo favore seksuale kanë dëmtuar rëndë besimin e qytetarëve te institucionet dhe kanë nxjerrë në pah një nga format më të rënda të abuzimit me pushtetin.
Në bisedat e zbardhura, Eminaj shfaqet i zhveshur nga çdo filtër institucional, teksa ka përdorur gjuhë erotike dhe terma seksuale, duke kaluar çdo kufi etik për një zyrtar të nivelit të lartë të drejtësisë.
Por ky nuk është rasti i vetë kur zyrtarët e drejtësisë nuk kanë ndjekur kushtetutën po epshet e tyre seksuale.
VOX News duke marrë shkas nga rasti që ka përfshirë një prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Olger Eminajt dhe një gruaje të divorcuar, ka përmbledhur rastet që kanë tronditur opinionin publik.
Rasti i Roland Hysit:

Një nga skandalet më të rënda ishte ai i gjyqtarit Roland Hysi, i cili u filmua me kamera të fshehtë duke kërkuar para dhe favore seksuale në këmbim të një vendimi për kujdestarinë e një fëmije.
Videoja e publikuar nga një emision investigativ tregonte komunikime të drejtpërdrejta ku kërkoheshin rreth 500 euro dhe marrëdhënie seksuale për të ndikuar në vendimin e gjykatës.
Pas publikimit të materialeve, Hysi u arrestua dhe më pas u dënua me burg, duke u kthyer në rastin më të fortë të dokumentuar të korrupsionit seksual në sistemin gjyqësor shqiptar.
Guximtar Boçi: Audioja që hapi debat për standardet e drejtësisë

Një tjetër rast i bujshëm ishte ai i Guximtar Boçit, ish-kryetar i Gjykatës së Gjirokastrës.
Një audio e publikuar në media ngriti dyshime se gjyqtari kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të ndikimit në një çështje gjyqësore.
Denoncimi shkaktoi reagime të forta publike dhe pezullim nga detyra, ndërsa vetë Boçi i mohoi akuzat, duke pretenduar manipulim të materialit.
Rasti u diskutua gjerësisht për standardet e hetimit dhe përgjegjësisë në drejtësi.
Shyqyri Çobo: Akuzat për favore seksuale në proces divorci

Në Berat, gjyqtari Shyqyri Çobo u përball me kallëzim penal për kërkim të favoreve seksuale gjatë një procesi divorci.
Denoncimi çoi në pezullimin e tij dhe hapjen e hetimeve, duke shtuar një tjetër episod në listën e rasteve që lidhin korrupsionin me abuzimin seksual në drejtësi.
Çfarë ndodhi me anëtarin e KLP-së, Olger Eminaj

Emisioni investigativ Stop trasmetoi materiale që implikonin drejtpërdrejt prokurorin dhe njëkohësisht anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Olger Eminaj.
Sipas denoncimit të bërë publik, një qytetare ka paraqitur ankesë pranë KLP-së, duke pretenduar se është përfshirë në një marrëdhënie të papërshtatshme me prokurorin, në rrethana që ngrenë pikëpyetje serioze mbi etikën dhe integritetin e një funksionari të lartë të drejtësisë, shkruan Prapaskena.
Materiali i transmetuar nga Stop përmbante komunikime dhe detaje që, hedhin dyshime të forta për shkelje të rënda etike nga ana e Olger Eminaj, ndërsa rasti pritet të trajtohet nga institucionet përgjegjëse.
Prokurori i nis organin seksual nga zyra dhe gjithashtu i kerkon qytetares qe t’i blejë lodra seksi ne Itali. Ai i dergonte edhe foto dhe audio nga mbledhja e KLP-se.
Roli i tij si anëtar i KLP-së, një nga organet kyçe të sistemit të drejtësisë së re, e bën këtë çështje edhe më sensitive, pasi prek drejtpërdrejt besimin publik te institucionet që duhet të garantojnë integritetin dhe paanshmërinë e sistemit.
