NATO ka publikuar fotografi nga një stërvitje e përbashkët mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe instruktorëve të Forcave Speciale të SHBA-së. Sipas postimit të tyre në rrjete sociale, stërvitja është fokusuar në lëvizje në terren të vështirë, operacione me shenja të ulëta dhe neutralizimin e kërcënimeve në kushte sa më reale operacionale.
“Përpara misionit vjen trajnimi. Përpara presionit vjen përgatitja”, thuhet në mesazhin shoqërues të NATO-s, ku theksohet se përmes skenarëve sfidues, forcat speciale rrisin gatishmërinë, precizitetin dhe koordinimin për të vepruar në mjedisin kompleks.
“Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë | Forcat e Operacioneve Speciale të Shqipërisë stërviten së bashku me instruktorët e Forcave Speciale të SHBA-së, duke u përqendruar në lëvizjen përmes terrenit të vështirë, operacioneve me shenja të ulëta dhe neutralizimin e kërcënimeve në kushte realiste”, thuhet në njoftimin e tyre.







