David Heurtevent, 29 vjeç, shqiptar me nënshtetësi britanike dhe banues në Tiranë, dyshohet se ka qenë personi që është konfliktuar i pari me turistin portugez.

Sipas hetimeve, Heurtevent e ka goditur 20-vjeçarin me grushte, ndërsa më pas në përleshje janë përfshirë edhe pjesëtarë të tjerë të stafit të lokalit, të cilët dyshohet se kanë vijuar ta godasin të riun.

Më pas, sipas policisë, Sokrat Vata e ka goditur disa herë me thikë, duke i shkaktuar plagët fatale