Një aksident rrugor ka ndodhur para pak minutash në autostradën Lushnjë–Fier, në afërsi të vendpushimit të shoferëve, si pasojë e një parakalimi të gabuar.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë tentativës për parakalim, dy automjete që lëviznin drejt Fierit janë përplasur me njëri-tjetrin. Si rezultat i përplasjes, një fuoristradë tip Volvo ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar e bllokuar mes barrierave ndarëse metalike të kaheve të lëvizjes.
Nga aksidenti raportohet për disa persona kanë marrë lëndime të lehta dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore. Mjetet kanë pësuar dëme materiale të konsiderueshme.
