SARANDË – Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi sot nga Saranda, se do të organizojë protestat “ më të fuqishme” që ka njohur Shqipëria, për të rrëzuar nga qeveria Edi Ramën dhe socialistët.

Berisha u zotua para mbështetësve të tij në Sarandë, se kryeministri nuk do ta gëzojë mandatin e marrë “nga zgjedhejt e grabitura”.

“Do bëjmë protestat më të fuqishme që ka njohur Shqipëria. Edi Rama nuk do t’i gëzojë kurrë zgjedhjet e grabitura. Ju garantoj për këtë”, deklaroi Sali Berisha.

 Berisha deklaroi gjithashtu, se firmat e dorëzuara në selinë e PD-së për thirrjen e Kuvendit Kombëtar janë të vlefshme me të gjitha kriteret e plotësuara, duke hedhur poshtë akuzat e Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij se formularët nuk janë mbledhur dhe janë të pavlefshëm. /Gazeta SHQIP