Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, duke folur pak para protestës, deklaroi se kjo e sotmja do të jetë një protestë që “do të ketë një nerv shumë herë më të madh se protestat e kaluara”.

“Është protesta e radhës që është njoftuar nga ana e Partisë Demokratike për një kauzë që bën bashkë demokratë, socialistë, qytetarë të ndershëm me apo pa parti. Unë jam i bindur do të ketë një nerv shumë herë më të madh se protestat e kaluara.

Do të ketë një reagim shumë më të fortë nga qytetarët edhe për shkak të asaj dhune disproporcionale që është përdorur herën e fundit ndaj protestuesve”, tha Këlliçi.