Kryeministri Edi Rama deklaroi se individët që nuk do të paguajnë detyrimet shoqërore do të përballen me pasojat e njëjta si ata që nuk paguanin për energjinë elektrike.

Ai e krahasoi situatën aktuale me energjinë, ku 50% e popullsisë paguante për ata që nuk e bënin këtë, duke sjellë një krizë energjetike. Rama theksoi se qeveria do të veprojë njësoj me ata që shmangen nga detyrimet për pensione, duke e cilësuar si një çështje të rëndësishme për sigurinë e sistemit të pensioneve.

Ai theksoi se 4.1% e rritjes së kontributeve do të sjellë një shtesë prej 100 milionë eurosh në fondin e pensioneve, ndërsa aktualisht ky fond ka nevojë për rreth 500 milionë euro për të mundësuar pensione më të larta.

Rama nënvizoi se qeveria është e angazhuar të mbështesë pensionistët dhe të sigurojë që të gjitha kontributet të paguhen, duke e cilësuar situatën si absurd kur disa shmangen nga detyrimet e tyre.

Rama: Jemi tek aty ku ishim me energjinë elektrike, 50% e popullit paguante edhe për ata që nuk paguanin, kur morëm detyrën ishim në prag të kolapsit energjetik. Jemi në kohën kur me të gjithë ata që i shmangen detyrimit për të paguar për pensionet tuaja ne do të sillemi njësoj si me ata që s’paguanin energjinë. Ai 4.1% është direkt 100 milionë euro shtesë për fondin e pensioneve, fondit të pensioneve i mungojnë rreth 500 milionë euro për të pasur mundësi që të kemi pensione më të larta, këto 500 milionë euro qeveri i nxjerr nga buxhet6i DHE i kalon tek pensionistët.

Do t’i shtohen edhe 100 milionë të tjera vitin tjetër. Disa i bien shkurt, mund të duket si edhe shkon shumë në atmosferën e krijuar, duke qenë ndjekës besnikë të politikës, mirë gjithë ditën që ju kalon me nipa mbesa nuse e dhëndurë, burra por ju duhen edhe ata që ju dalin në tv. Është komplet një absurd.