Për shkak të reshjeve me intensitet të lartë të dëborës, aksi Librazhd-peshkopi është bllokuar.
Korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se dhjetëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar me mjetet e tyre në kthesën e Lunikut. Kjo është një zonë që frekuentohet mjaft nga turistët, ndërsa raportohet se edhe pse prania e dëborës është prezente prej disa ditësh, nuk është bërë kriposje dhe skorje në këtë aks.
Ndërkohë po ashtu raportohet se në këtë zonë të bllokuar janë edhe disa fshatra.



