Kreu i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), Jonaid Myzyri, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Ai do të merret në pyetje në kuadër të hetimeve për disa tendera publikë.

Kujtojmë se më herët, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka urdhëruar hetime ndaj Myzyrit, katër anëtarëve të tjerë të KPP-së, si dhe për të përcaktuar rolin e ish-ministrit Ilir Beqaj dhe ish-guvernatorit Shkëlqim Cani në këtë çështje.