Një skandal i paprecedentë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një efektiv i Rrugores është kapur duke marrë ryshfet në flagrancë.
Videoja ekskluzive, e siguruar nga “Ora News” , tregon momentin ku një shofer ndalon për kontroll, hap derën e automjetit dhe zgjat paratë drejt efektivit, i cili i merr me qetësi dhe i fut në xhep.
Pamjet e kapura nga një makinë kalimtare tregojnë qartë aktin e ryshfetit, duke nxjerrë në pah një problem serioz të korrupsionit në rrugët e kryeqytetit.
