Drejtoria e Policisë së Vlorës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha rrugët e qytetit për të evidentuar dhe ndëshkuar parkimet e parregullta që pengojnë qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve.
Aksioni po zhvillohet çdo ditë, pa asnjë tolerim ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit. Përveç gjobave dhe tërheqjes së automjeteve me karroatrec, policia paralajmëron se pronarët e mjeteve rrezikojnë edhe ndjekje penale për pengim të qarkullimit, sipas ligjit.
Gjatë katër ditëve të fundit janë vendosur mbi 200 masa administrative (gjobë), ndërsa shumë makina janë tërhequr dhe bllokuar në pikat e grumbullimit. Për të marrë mjetin e bllokuar, pronarët duhet të kryejnë më parë pagesën e gjobës.
Kontrollet po kryhen jo vetëm në rrugët kryesore, por edhe brenda lagjeve të qytetit të Vlorës, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe respektimin e rregullave të trafikut.
