Partia Demokratike ka njoftuar zhvillimin e një mbledhjeje të Grupit Parlamentar ditën e hënë, përpara seancës plenare të Kuvendit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka bërë të ditur se mbledhja do të mbahet më 20 korrik, në orën 11:00, në selinë e partisë.

Sipas njoftimit të Bardhit, mbledhja do të fokusohet në përgatitjet për seancën plenare të planifikuar për në orën 12:00.

“Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrin pjesë”, ka deklaruar Bardhi.