Partia Demokratike ka njoftuar se të mërkurën, më 15 korrik, në orën 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Sipas rendit të ditës, pika kryesore e mbledhjes do të jetë zgjedhja e ekipit që do të ndihmojë kryetarin në drejtimin e Partisë Demokratike.

Konkretisht, Këshilli Kombëtar do të votojë për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të PD-së, Sekretariatit të Partisë Demokratike, si dhe Komisionit të Apelimit.

Në rendin e ditës është parashikuar gjithashtu edhe pika “Të tjera”, ku mund të diskutohen çështje të tjera që lidhen me organizimin dhe funksionimin e partisë.