Partia e Lirisë ka krijuar grupin e saj parlamentar, duke “huazuar” deputetë nga Partia Demokratike.
Katër deputetëve që ishin në listat e sigurta më 11 maj nga radhët e PL-së i shtohen dhe 3 deputetë të PD-së, Ledina Alolli, Ina Zhupa dhe Klodiana Çapja.
Kryetar i këtij grupi është zgjedhur Tedi Blushi, ndërsa nënkryetar Edmond Haxhinasto. Sekretare është zgjedhur Bruna Haxhiu, ndërsa zëdhënëse e grupit Erisa Xhixho.