“Vajzat dhe Gratë Socialiste për Shqipërinë 2030” është aktiviteti që çeli fushatën e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Takimi po mbahet në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku krahas vajzave dhe grave të pranishme, do të ketë lidhje direkte me gratë kandidate nga 11 qarqet e tjera të vendit.

Motorët e fushatës sapo janë ndezur dhe Partia Socialiste synon të marrë një mandat të katër qeverisës.