Partia Socialiste ka tërhequr kërkesën për përjashtimin e 19 deputetëve të Partisë Demokratike nga mbledhjet e Kuvendit, duke lënë në fuqinë e saj vetëm kërkesën për 10 deputetë të opozitës.
Kjo pas një diskutimi të zhvilluar në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, ku mazhoranca kishte kërkuar përjashtim për 29 deputetë të opozitës, me pretendimin se ata kishin ushtruar dhunë në sallën e Kuvendit.
Në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës, Partia Socialiste ka kërkuar që për 10 deputetët të merret një masë ndëshkimore më e fortë, duke kërkuar përjashtim nga Kuvendi për periudha që variojnë nga 30 deri në 60 ditë.
Gjithashtu, Ulsi Manja, deputet i PS-së, ka propozuar që të mos ketë përjashtime me 10 ditë për deputetët e opozitës, duke sugjeruar një masë më të fortë për ata që konsiderohen përgjegjës për incidentet e dhunshme në Kuvend.
