Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, Gjergji Nika, shkoi sot në KZAZ-në nr.85, ku u numërua kutia e parë e votimit. Ai iu drejtua numëruesve, duke theksuar se Vlora nuk mund të qeveriset me një pjesëmarrje kaq të ulët të votuesve.

“Edhe pse do fitoni, nuk qeveriset Vlora me 6% të votave në qytet. 6-7% të 173 mijëve. Kanë rënë zgjedhjet, pavarësisht se u shqyen”, tha kandidati i pavarur.

Theksojmë se pjesëmarrja në këtë proces zgjedhor në Vlorë ishte më e ulëta nga pesë bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet, vetëm 12.54%.