Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka ndarë në Facebook një postim në lidhje me takimin “Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC)”, organizuar nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, qeverisë greke dhe Qendrës Globale të Energjisë në Këshillin Atlantik.

Në qendër të diskutimeve ishin siguria dhe diversifikimi i burimeve energjetike, me synim uljen e varësisë nga gazi rus në Europë dhe forcimin e bashkëpunimit përmes korridoreve të reja të furnizimit, duke nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe investimeve të përbashkëta.