Mbrëmjen e sotme në studion e ‘Top Story’ nga Grida Duma, u diskutua për investimin në Zvërnec. Kryetari i Unionit turistik shqiptar, Rrahman Kasa shprehu se nuk është dakort me parullat në protestë që janë kundër investitorëve të huaj, pasi sipas tij janë pikërisht ato invëstime që rrisin mirëqënien dhe zhvillimin e vendit. Megjithatë ai tha se një investim i përmasave të tilla duhet të nisë me transparencë dhe se nëse realizohet do jetë një pkus për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare të turizmin duke qenë se sjell në vend brende që sot nuk ndodhen as në Evropë.

“Çdo projekt duhet të marrë leje zhvillimi, dhe qe të marrësh leje duhet projekt-ide. Qeveria e ka një projekt ide sepse nëse është dhënë leja pa projekt ide, është komplet e paligjshme. Transparenca fillon që këtu, vlerat janë të jashtëzakonshme sepse është 4 miliard euro investim. Shikoj aty parulla , ‘Larg investirorët’, të cilat mendoj nuk kanë kuptim. Tani këta që dalin me këto lloj parullash, s’kanë asnjë lloj kuptimi. Në kohën e Enver Hoxhës nuk shitej prona, kurse sot në kapitalizëm, prona shitet. Nëse Shqipëria nuk do të zhvillohet, tani këta që sot kërkojnë të parin pushtetin apo supozohet të marrin pushtetin, me çfarë do ta rrisin mirëqenien e qytetarit. Se nëse nuk zhvillon vendin si rritet mirëqenia. Tani investitori i huaj ka avantazhe për shkak të kapitalit të madh, por që ti jepet atij e drejta e investimit, duhet të sigurojë pronën. Pronën nëse e blen nga privati, nuk ka asnjë problem. Pastaj problemi ngelet te zonat e mbrojtura. Ky investim sjell tre prej brendeve më të njohura në Shqipëri, njëri prej këtyre brendeve nuk është as në Evropë. Dhe kjo ë ndihmon ta bëjë të famshme Shqipërinë në tregun turistik ndërkombëtar sepse ne nuk kemi sot turizëm elitar”, tha Rrahman Kasa.