Pas disa ditësh bllokimi, rruga e re alternative në zonën e “Arrave të Gurrës” në Librazhd pritet të rihapet për qarkullimin e automjeteve të martën më datë 3 mars, në orën 12:00.
“Rruga do të hapet nga dita e nesërme në orën 12:00. Gjatë kësaj periudhe me masat që morëm me devijimin e rrjedhës së lumit, që të mos godiste më poshtë hekurudhës dhe me lehtësimin e trupit të rrëshqitur, kemi bërë punën përgatitore për të mundësuar hapjen e trafikut. E theksoj se ishte e domosdoshme, pasi punimet që do të nevojiten për rrugën alternative do të duan të paktën 60 ditë sipas vlerësimeve tona”, tha kreu i ARRSH-së.
