Faqja në Facebook e Jeta osht Qejf Albania është rikthyer, duke u bërë aktive që nga dita e sotme.


Lajmin e ka bërë publik JOQ, që thekson se rikthimi i faqes ka ardhur pas apelimit të bërë nga stafi i redaksisë që ditën kur është mbyllur dhe vetëm sot, pas 17 ditësh.



“Është rikthyer sërish zëri i 2 milionë shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e dhënë.



Redaksia e JOQ akuzonte fije të pushtetit për mbylljen e faqes në Facebook, që e sulmonin dhe madje sipas tyre e bllokuan nëpërmjet reporteve.


Ky është linku i faqes zyrtare në Facebook


https://www.facebook.com/joqalbania