Besnik “Nik” Shembitrasi, një shqiptar që jetoi për gati 20 vjet në Shtetet e Bashkuara, është deportuar në Shqipëri pas arrestimit nga Zyra Amerikane e Imigracionit dhe Doganave (ICE) pranë banesës së tij në Illinois. Ai punonte si berber në zonën e Çikagos, ishte i martuar me një shtetase amerikane dhe kishte një vajzë.
Rasti i tij ka ngjallur reagime në komunitetin shqiptar dhe amerikan. Xhaxhai i tij, Frank Shemitraku, tha se Niku ishte mashtruar nga persona që i premtuan dokumente të rregullta për emigrimin në SHBA, duke shtuar se ai kishte punuar ndershmërisht dhe ishte bërë viktimë e një skeme mashtrimi.
Nga ana tjetër, ICE deklaroi se Shembitrasi kishte hyrë në SHBA në vitin 2005 me një pasaportë italiane të falsifikuar dhe se prej vitit 2008 kishte një urdhër përfundimtar dëbimi të pazbatuar. Ndërkohë, shkrimtari amerikan Bill Ward i kushtoi një ese, ku e përshkroi si një njeri punëtor, të përkushtuar ndaj familjes dhe “amerikan në shpirt”, duke vënë në dukje dallimin mes asaj që është e ligjshme dhe asaj që ai e konsideronte të drejtë.
