Komisioni Rregullator ka mbajtur sot mbledhjen për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025.

Në përfundim të mbledhjes dhe diskutimeve, Komisioni Rregullator me 3 vota pro dhe 2 kundër ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, duke certifikuar zgjedhjet.

Kështu Partia Socialiste i certifikohet rezultati i 83 mandateve, Partia Demokratike me 50 mandate, Partia Social Demokrate me 3 mandate, Partia Mundësia me 2 mandate dhe “Nisma- Shqipëria Bëhet”, 1 mandat. Dy votat kundër ishin nga anëtarët e opozitës, Muharrem Çakaj dhe Helga Bukaj. Gjatë mbajtjes së seancës, Çakaj kritikoi vendimmarrjen e kryekomisonerit të KQZ, Ilirian Celibashi, duke thënë se ka mbajtur dy standarde për deputetët e rij.

Ky hap shënon mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor dhe çel rrugën për konstituimin e Kuvendit të ri. Miratimi i rezultatit nga Komisioni Rregullator do të pasohet më pas me mbledhjen e parë të Kuvendit, ku do të zhvillohet edhe seanca e konstituimit.