Pas Adnand Xholit, Rovena Zoto (Bozo) bëhet kandidatja e dytë për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Zoto ka shfaqur interesin para KLP-së për këtë detyrë dhe ka dorëzuar platformën e saj.

Gruaja që hetoi Granit Pepnikajn dhe call center-at që zhvatnin qytetarët evropianë, është emëruar prokurore në vitin 2010, pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës.

Gjatë ushtrimit të detyrës, ka hetuar vepra penale që lidhen me pastrimin e parave, siç është rasti i biznesmenit Elman Abule, krimet financiare, si dhe ka kryer hetime pasurore.

Zoto ka ushtruar detyrën në Prokurorinë e Lushnjës, Fierit dhe, prej vitit 2021, në Prokurorinë e Tiranës.