Pas dëmtimit të një banke të nivelit të dytë, pranë Ambasadës Amerikane, protestuesit me maska kanë vijuar lëvizjen në kryeqytet, duke shkaktuar dëme edhe në ambiente të tjera.

Gjatë marshimit, ata janë ndalur pranë dy kompanive telefonike, ku kanë dëmtuar ambientet e tyre. Pas incidenteve, grupi është larguar nga zona dhe ka vijuar marshimin në rrugë të tjera të Tiranës.