Pas tensioneve që shoqëruar seancës e sotme plenare, deputetët kanë rinisur punimet në Kuvend.

Më herët deputetë e PD janë mbledhur para foltores duke bllokuar punimet normale të seancës, pasi refuzuan që të dëgjojnë raportimin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se Shabani është ushtar i Ramës dhe Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim për çështjen. Kryetari Niko Peleshi ka kërkuar disa herë që të lirohet foltorja, e pasi kjo nuk ka ndodhur ai ka kaluar në 5 minuta pushim.