Pas disa orësh të shoqëruar në Komisariatin nr. 1 në Tiranë, Dritan Goxhaj dhe një protestues tjetër janë lënë të lirë nga policia.

Të dy janë pritur jashtë ambienteve të komisariatit nga qytetarë dhe mbështetës që kishin qëndruar në pritje të lirimit të tyre.

Ndërkohë, në ambientet e komisariatit vijojnë të ndodhen edhe disa protestues të tjerë, të cilët u shoqëruan nga policia pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara pranë sallës së Kuvendit.

Situata jashtë komisariatit është monitoruar nga forca të shumta policore, ndërsa ende nuk ka informacion zyrtar mbi masat që do të merren ndaj personave të tjerë të ndaluar.