Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku janë betuar sot si deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë, duke zëvendësuar Tom Doshin dhe Sabina Jorgon, të cilët dhanë dorëheqjen nga mandati.

Të dy vijnë nga listat e Partisë Socialdemokrate në qarkun e Shkodrës dhe ishin kandidatë të renditur më të votuarit pas të dorëhequrve në zgjedhjet parlamentare.

Me betimin e tyre, Brahimi dhe Lasku plotësojnë përfaqësimin e PSD në Kuvend, ndërsa pjesëmarrja e tyre pritet të ndikojë në balancat dhe dinamikat e seancave parlamentare në vijim.