Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj është paraqitur në SPAK paraditen e sotme.

Ajo ka qëndruar dy orë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ndërkohë që gjatë largimit nuk ka dhënë asnjë koment për mediat. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se një ditë më parë ishte Hava Delibashi, e cila para se t’i shqyrtohej masa ishte në SPAK.

Mirlinda Karçanaj, drejtoresha jetëgjatë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, u mor e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë, kryer në formën e bashkëpunimit në kuadër të një grupi kriminal.