Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, aktivistët dhe qytetarët pjesëmarrës në ditën e 13-të të protestës kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.

Ndryshe nga mbrëmjet e mëparshme, protestuesit këtë herë kanë zgjedhur të marshojnë përgjatë Unazës së Tiranës, duke vijuar tubimin e tyre me thirrje kundër qeverisë. Protesta, e cila ka hyrë në ditën e 13-të, ka nisur si zakonisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas para godinës së Kryeministrisë, ku u mbahen fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve.

Kujtojmë se paralelisht me protestën, sot u zhvillua dhe eventi i 35-vjetorit të Partisë Socialiste, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama.